Pak minuta me vone, pas bisedave, Genta, Liami dhe Arbri vendosin te flene, ne dhomen tjeter te gjumit vazhdojne ende te bisedojne rreth ngjarjeve ne spektakel. Franceska ndodhet ne te njejten dhome me Ermalin dhe Erionin. Ajo eshte e merzitur nga fakti qe Genta eshte larguar nga dhoma dhe po bashkohet me Liamin. “Mos e trego qe te intereson kaq shume”, shprehet Erioni. Ermali e qorton qe ajo e thote me ze te larte kete gje. “Nuk kam c’te bej, me vjen inat”, shprehet Franceska. Erioni ka nje parandjenje se kete jave mund te eliminohet e thote se eshte i kenaqur qe ka arritur deri ketu. Franceska mendon se Erioni eshte i vetmi qe nuk ka bere loje brenda shtepise dhe se ne te gjitha edicionet ka nga nje banor te tille.
Vazhdo lexo artikullin e plote…
Erioni dhe Arbri rrine ne kopsht e fillojne te diskutojne per ditet qe kane kaluar brenda shtepise. “Edhe sikur te shkosh ne finale, kam ndenjur nje jave me shume se si”, i thote Erioni duke qeshur. Ata mendojne per deshiren e madhe qe kane pasur per te hyre dhe flasin te cuditur se si ka mundur qe te ike kaq shpejt koha, aq sa arriten en fund te ketij edicioni.
Vazhdo lexo artikullin e plote…
Pasi futen brenda, Franceska dhe Genta hyjne ne dhomen e gjumit per te sistemuar rrobat dhe vazhdojne te bisedojne per situatat qe kane ndodhur midis tyre gjate spektaklit. Genta thote se e konsideron veten pak a shume ne te njejtin nivel me Francesken, por nuk e di se si e konsideron ajo veten. “Une nuk mund te them se jam me e pelqyeshme se si ne publik, secila ka te vecantat e saj”, shprehet Franceska. Atje shkojne Arbri dhe ndersa vazhdojne te tregojne ngjarje interesante qe kane ndodhur ne spektakel, ai u propozon qe te shkojne ne pishine. Vajzat behen gati per te shkuar te pishina, duke veshur rrobat e banjes.
Vazhdo lexo artikullin e plote…
Banoret dalin ne kopsht e fillojne te bisedojne me njeri-tjetrin, duke degjuar muziken ne sfond, te vendosur nga Vellai i Madh. Franceska eshte e cuditur qe eshte nominuar dhe per kete fillon te pyese banoret se cili e ka nominuar. Afer saj ndodhet Genta e Arbri. Ajo i pyet se cfare nominimesh kane bere ata. Genta i tregon se ka qene ajo qe e ka nominuar dhe arsyeja ka qene se kerkon qe te jete e vetmja femer qe shkon ne finale. Franceska tregon se ka bere te njejten gje me Genten. Me pas ata aludojne per banoret qe mund te jene ne finale dhe ate qe mund te eliminohet. “Nuk me pelqeu fare mendimi i Arjanit, kur tha se dashurine e tregojme vetem ne krevat”, thote Franceska.
Vazhdo lexo artikullin e plote…
Banoret kane perfunduar proven e javes, te cilen nuk ka mundur asnjeri prej cifteve ta finalizojne me sukses. Ata mblidhen ne sallon dhe bejne komente per lojen. Gerta thote se me Liamin, heren e pare te proves e kane filluar mire, ndersa me pas Liami ka vazhduar ta beje me shpejt, gje qe i ka penalizuar e i ka bere te mos e fitojne lojen. Liami pergjigjet se ata nuk kane mundur t’i shfrytezojne sekretet e lojes, c’ka do te ishin qe t’ia linin njeri-tjetrit ne momentin qe nuk mundeshin dot vete.
Vazhdo lexo artikullin e plote…
